Agjencia Zhurnal.mk.

Katimerini: Dendias në Shkup për ngrohje të marrdhënieve Greqi – Maqedoni

Shkup, 31 gusht – Vizita e sotme në Shkup e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, me ftesë të kolegut të tij Bujar Osmani, mes tjerash, ka për qëllim edhe ngrohje të marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut, shkruan gazeta greke “Katimerini”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Në tekstin me titull “Ngrohja e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut – Dendias në Shkup”, gazetari me përvojë komentoi se takimet me shefin e diplomacisë greke janë në periudhë kur “Turqia po tenton të tregojë fuqi të butë në Ballkanin Perëndimor”, por edhe përmend se njëkohësisht, Memorandumet për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, ende presin ratifikim në Parlamentin grek.

“Presidenti I Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ditëve të fundit patio turne të shkurtë në rajon, përderisa qeveritë në Ankara dhe Shkup arritën marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje që shkaktoi shqetësim në Athinë. Gjithsesi, në të njejtën kohë, mbeten në parlamentin grek protokollet për zbatim të Marrëveshjes së Prespës, të cilat përfshijnë bashkëpunim në mbrojtje”, shkruan “Katimerini”.

Përkujton se pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, Greqia, përmes mbikqëyrjes së hapësirës ajrore me F-16 nga forcat ajrore greke, “ishte vendi I parë që u aktivizua shpejtë”.

“Gazetari, në fund të tekstit shton se vizita e Dendiasit në Shkup është gjatë periudhës parazgjedhore në Maqedoni të Veriut për zgjedhjet lokale në tetor, ndërsa “Qeveria e Zaevit përballet me vështirësi serioze përballë kandidatëve të mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja nacionaliste”, ndërsa kryeministri Zaev “në mënyrë indirekte, por qartë promovon marrëdhënie të mira me vendet nga BE-ja dhe NATO-ja so argument zgjedhor”.

Related posts

MPB-ja ka shqiptuar 520 sanksione për vozitje të shpejtë

D V

Pendarovski për pavarësinë: Nuk kemi atdhe rezervë, kjo është shtëpia jonë e përbashkët

D V

Zyrtarizohet kandidatura e Fadil Zendelit në Gostivar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More