Agjencia Zhurnal.mk.

Katër të lënduar në rrugën Tetovë – Shkup afër Treboshit

Tetovë, 7 Dhjetor – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Tetovë – Shkup, më saktësisht në afërsi të mbikalimit në fshatin Trebosh.

Nga informacionet e fundit, policia dhe ambulanca gjenden në vendngjarje por nuk dihet nëse ka të lënduar.

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të rëndë në rrugën Shkup – Tetovë afër fshatit Trebosh.

“Rreth orës 18:00 është raportuar se në magjistralen Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit të Treboshit, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura të pasagjerëve: “Audi” me targa të Tetovës. nga 20-vjeçari K .R. nga Sallareva e Tetovës dhe “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga 64-vjeçari A.R. nga Kërçova. Në aksident lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë) nga “Golfi”, të cilat janë transferuar në Spitalin klinik të Tetovës” tha zëdhënsi i SPB-Tetovë

Ekipi i MPB-së në Tetovë po kryer kontroll në vendin e aksidentit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Related posts

Në këtë kanal televiziv mund ta ndiqni miqësoren Kosovë – Armeni

Redaksia

Kovaçevski: Ta përforcojmë pjekurinë shpirtërore dhe vullnetin e mirë për tejkalimin e të gjitha sfidave

Z.H

PDSH sonte takoi aktivistët në Reçicë të Madhe, Shipkovicë dhe Teteks 2

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More