Agjencia Zhurnal.mk.

Katër studentë janë gjetur të vdekur në kampusin e Universitetit në Idaho

Policia në qytetin e vogël të Moskës, në veriperëndim të Idahos, ka hapur një hetim penal për vdekjen e katër studentëve të universitetit vendas, trupat e të cilëve u gjetën në një shtëpi afër kampusit.

 

Mëngjesin e sotëm policia është thirrur në një nga konviktet e studentëve në qytetin e Moskës, në shtetin amerikan Idaho, pas raportimit të një personi pa ndjenja. Megjithatë, pas mbërritjes, policët gjetën katër persona të vdekur brenda shtëpisë, thekson policia lokale.

Menjëherë pasi u gjetën trupat, administrata e universitetit u tha studentëve dhe stafit që të strehohen dhe të qëndrojnë larg zonës së incidentit. Universiteti, i cili ka 6,800 studentë, hoqi alarmin rreth tre orë më vonë, duke thënë se nuk kishte asnjë kërcënim real.

Departamenti i policisë së këtij qyteti veriperëndimor prej 25 mijë banorësh nuk i kanë identifikuar ende studentët që humbën jetën.

Një hetim penal është hapur, por policia nuk po jep detaje të ngjarjes.

Mësimet në universitet janë anuluar sot dhe me shumë gjasa do të rifillojnë nesër, kumtuan zyrtarët e universitetit.

Ngjarja ka ndodhur pak orë para të shtënave në Universitetin në Sharllotsvull, në shtetin Virxhinia, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Related posts

Mesazhi i Bidenit: Mbështesim Shqipërinë për lidership më të madh në rajon

Xh M

Gjermania dhe Franca përkujtojnë armëpushimin që i dha fund Luftës së Parë Botërore

Xh M

Një shaka e hidhur e një 18-vjeçari, bëhet shkak për shtyrjen e fluturimit në Spanjë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More