Agjencia Zhurnal.mk.

Katër kompani të interesuara për pjesmarje në tenderin për 5G

Shkup, 12 korrik – Kompanitë “Neotel”, “Bitstream Mobile”,”Telekomi i Maqedonisë” dhe “A1 Maqedoni” i dërguan letër Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) duke shprehur interes për pjesëmarrje në tenderin për dhënien e miratimeve për përdorimin e radio frekuencave për gjeneratën e pestë celulare 5G, që duhet të publikohet nga organi rregullator.

 

“Neotel” është i interesuar për miratimet: B41, B44, B45 dhe B46, “Bitstream Mobile” për miratimet A1 dhe B1, “A1 Maqedoni” për miratime: A2, A3, B2 dhe B3 dhe “Telekomi i Maqedonisë” për miratimet: B2, A2 dhe / ose A3. Përveç letrave e të shprehurit interes, palët e interesuara paraqitën propozime dhe komentet në lidhje me debatin publik https://aek.mk/wp-content/uploads/2021/07/20210708-Rezultati-od-javna-rasprava.pdf

Organi rregullator më 1 qershor të këtij viti njoftoi synimin e tij për të zbatuar procedurë të tenderit publik me ndarje publike të një numri të kufizuar të miratimeve për përdorimin e frekuencave të radios dhe shpalli debat publik që zgjati deri më të pestën datë të këtij muaji.

Operatorët që do të marrin miratim për mbulimin kombëtar janë të detyruar të sigurojnë mbulim me miratimet e sapo lëshuara dhe ekzistuese për përdorimin e frekuencave të radios, në përputhje me Planin kombëtar operacional të Broadband. Konkretisht, deri në fund të vitit 2023 të paktën një qytet do të mbulohet me sinjal 5G dhe deri në fund të vitit 2025, korridoret kryesore sipas Marrëveshjes për krijimin e komuniteti transportues në rrjetin kryesor dhe gjithëpërfshirës rrugor në vend që do të mbulohen me sinjal të pandërprerë 5G.

Related posts

MSH: Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë, deri më tani gjithsej 495.967 të vaksinuar

Z H

Lazim Destani sërish në mbështetje të shëndetësisë

D V

Rektori i UT-së Ameti përshëndetin shpalljen e një pjese të Malit Sharr si Park Nacional

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More