Agjencia Zhurnal.mk.

Katër kandidatë në garë për shef të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar, mes tyre dhe Ruskoska

Shkup, 3 nëntor – Këshilli i Prokurorëve Publikë të RMV-së e përgatiti listën e kandidatëve të paraqitur të cilët i përmbushin kushtet për zgjedhjen e prokurorit themelor publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

 

Në listë janë katër kandidatë: Islam Abazi, Ermon Neziri, Desa Paunovska dhe Villma Ruskovska, pasi Engjëllusha Kadriu – Leshi e tërhoqi paraqitjen.

Sipas listës zgjedhore, 163 prokurorë publikë nga vendi të hënën më 7 nëntor do të votojnë për zgjedhje të shefit të ri të PTHP NKOK. Votimi, siç sqaroi për MIA-n kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, do të jetë prej orës 8 deri në orën 16, pas çka Këshilli do të bëjë grumbullim publik të rezultateve.

Në konkursin për zgjedhjen e prokurorit publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup ishin paraqitur pesë kandidatë, por prokurorët publikë do të zgjedhin mes katër kandidatëve – Paunovska dhe Abazi të cilët vijnë nga Prokuroria e Lartë – Gostivar, Neziri nga Prokuroria e Shkupit dhe shefja e suspenduar e PTHP NKOK Ruskovska.

Kjo është zgjedhja e parë e tillë e shefit të PTHP NKOK pas ndryshimeve të Ligjit për Prokurorët Publikë, ku sipas nenit 66, prokurori themelor publik i PTHP NKOK zgjidhet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë pas votimit të bërë nga ana e të gjithë prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç informoi për MIA-n kryetari i Këshillit të PP, Antonio Jolevski, më 7 nëntor prokurorët do të votojnë, pas çka dorëzohen rezultatet, ndërsa Këshilli në afat prej shtatë ditëve pas votimit duhet të mbajë mbledhje në të cilën do të marrë vendim për ndryshim të prokurorit publik i cili ka marrë më së shumti vota në listën e kandidatëve të paraqitur.

Mandati i shefes së suspenduar të PTHP NKOK, Villma Ruskovska zgjat deri më 14 nëntor, ndërsa për zëvendësimin e saj të përkohshëm më 29 gusht ishte emëruar prokurori Trajçe Pelivanov.

Prokurori themelor publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit zgjidhet për katër vjet nga radhët e prokurorëve të zgjedhur publikë me të drejtë të zgjedhjes së sërishme.

Related posts

Përfundon afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër

R Zh

Hevzi Jashari kandidat i PDSH-së në Likovë

D V

Menduh Thaçi: Maqedonia po nuk i hapi bisedimet me BE, rrezikon dezintegrimin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More