Agjencia Zhurnal.mk.

Kate po kërkon “vendin” e Dianës? Merr tiarën dhe vëthët e vjehrrës, e kopjon në cdo hap!

Princesha e Uellsit rrëmbeu vëmendjen në banketin e parë shtetëror të mbretërimit të Charles, shtruar në Buckhingham Palace në ndër të presidentit të Afrikës së Jugut. Kate Middleton, 41 vjeç, i mahniti të pranishmit me një fustan të bardhë të zbukuruar me gurë të çmuar nga Jenny Packham, i cili mëngët i kishte në formë pelerine.

Pamja mahnitëse e bardhë e saj megjithatë, menjëherë solli në mendje kombinimin e vjehrrës së vet të ndjerë, Princeshës Diana gjatë një vizite zyrtare në Hong Kong në vitin 1989. Në fakt Kate mbante edhe tiarën e vërthët e Dianës, cka bëri që disa ndjekës të pyesnin nëse po përpiqet ta kopjojë në cdo gjë nënën e bashkëshortit të saj.

Diadema u realizua nga argjendaria mbretërore Garrard në vitin 1914 në një dizajnin personal të Mbretëreshës Mary, krijuar nga perlat dhe diamantet që gjendeshin tashmë në posedim të familjes së saj.

Ishte një kopje e njërës në pronësi të gjyshes së saj, Princeshës Augusta të Hesse, e cila u martua me Dukën e parë të Kembrixhit, djalin e shtatë të mbretit George III, në vitin 1818.

Related posts

Kim Kardashian zyrtarisht është divorcuar nga Kanye West

D V

Travis Scott paditet nga një grua e cila ishte shtatzënë dhe humbi foshnjën në ngjarjen tragjike në “Astroworld”

D V

“Kur do e bësh vajzën se u rrit djali”, Klea Huta i kthehet keq ndjekëses pas pyetjes pavend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More