Agjencia Zhurnal.mk.

Katari ndihmon Libanin, 70 000 kilogramë ushqim çdo muaj për ushtarët

Agjencia shtetërore e lajmeve në Katar, QNA, raportoi se ky shtet do t’u ofrojë nga 70 tonë ushqim në muaj forcave të armatosura të Libanit, vend që po përballet më një ndër krizat më të rënda ekonomike e politike që nga lufta civile e viteve 1975-1990.

Komandanti i ushtrisë libiane, Gjeneral Joseph Aoun, muajin e kaluar gjatë një takimi në Francë u bëri thirrje fuqive botërore për ndihmë për ushtarët e tij, vlera e pagave të të cilëve ka rënë shumë, pasi valuta kombëtare ka rënë dhe inflacioni është rritur.

Donacioni i Katarit u bë i ditur gjatë një vizite të së martës në Bejrut të ministrit të Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani. Agjencia shtetërore e lajmeve nuk dha hollësi për ndihmën e ofruar, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Kryediplomati nga Katari u bëri thirrje partive libaneze që të formojnë një qeveri të re për të arritur stabilitet. Politikanët libanezë për muaj të tërë nuk kanë arritur të merren vesh për ta formuar qeverinë e re, e cila është e nevojshme edhe për zhbllokimin e ndihmave ndërkombëtare.

Kabineti i kaluar qeveritar dha dorëheqje pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit në gushtin e kaluar dhe prej asaj kohe vendi është me qeveri në detyrë. Valuta libaneze e ka humbur 90 për qind të vlerës në krahasim me dollarin që nga shpërthimi i krizës më 2019.

Libani për një kohë të gjatë ka pritur ndihma nga shtetet e Gjirit Persik, por shtetet si Arabia Saudite, me shumicë myslimane sunite, po ngurrojnë për ta bërë këtë për shkak të rritjes së ndikimit të Hezbollahut, grupi shiit i përkrahur nga Irani.

Related posts

Bashkëkombasit nga Detroiti me zemër të madhe si “Nënë Tereza”, mbledhin gati 400 mijë dollar për Kishën në Malin e Kakariqit

Xh M

SHBA dhe Britania vënë sanksione të reja ndaj Iranit

Xh M

“Duhet të jemi gati”, zyrtari gjerman: Rusia mund të sulmojë NATO-n në vitet e ardhshme

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy