Agjencia Zhurnal.mk.

Katari ndan 50 milionë dollarë ndihmë humanitare për Gazën

Katari njoftoi se ka ndarë 50 milionë dollarë në pakon e saj fillestare të ndihmës humanitare për refugjatët, personat e zhvendosur, të plagosurit, jetimët dhe të prekurit nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Doha bëri të ditur gjatë pjesëmarrjes së saj në Forumin Global të Refugjatëve në Gjenevë se do të ofrojë 100 bursa për të rinjtë palestinezë, përmes programit Al Fakhoora të Fondacionit “Arsimi mbi të gjitha”.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit, Katari ka ofruar gati 1.500 tonë ndihmë mjekësore, furnizime ushqimore dhe nevoja thelbësore, përfshirë një spital fushor për Gazën.

Doha luajti rol jetik në arritjen e pauzës humanitare shtatë-ditore në Rripin e Gazës, gjatë së cilës u zhvillua një shkëmbim i të burgosurve midis Izraelit dhe fraksioneve palestineze.

Related posts

Kryeministri malajzian vlerëson bashkëpunimin me vendin e madh aziatik

Xh M

Vdekja e Alexei Navalny, organizata: Zyrtarët e burgut rus i lidhën duar e këmbë dhe e torturuan

Xh M

Guterres: Këshilli i Sigurimit ka dështuar t’i përgjigjet konfliktit në Gaza

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy