Agjencia Zhurnal.mk.

Kastriot Rexhepi sot publikisht do të tregojë ku “humbi” ditën kur duheshte të votohet për rrëzimin e Qeverisë

Shkup, 15 nëntor – Deputeti Kastriot Rexhepi, për sot në ora 11:30 ka paralajmëruar press konferencë ku do të sqarojë se ku ka qenë nga e enjtja, ditën kur në Kuvend duheshte të votohet rrëzimi i Qeverisë.

Rexhepi të enjten publikoi dhe një video ku sqaroi se është shëndosh e mirë, pasi partia e tij Lëvizja Besa dhe partitë tjera të opozitës pohonin se ai është kidnapuar, informon Zhurnal.

Pasi dështoi rrëzimi i Qeverisë, BESA e përjashtoi Kastriot Rexhepin nga partia.

Rexhepi thoshte se ka qenë cak i kërcënimeve dhe pret që të kalojë e gjithë situata dhe të del me detaje për “zhdukjen” e tij.

Veprimi i tij, sipas tij, ka qenë se shtetit nuk i nevojitet krizë e re politike dhe nuk duhet devijuar nga rruga euroatlantike.//Zhurnal.mk

Related posts

Propozimi i Mickoskit/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet në 8 maj

Xh M

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky