Agjencia Zhurnal.mk.

Kaseta e njohur edhe si “pee tape” që tregon Trumpin me dy prostituta në Moskë ka gjasa se ekziston, thotë ish-spiuni britanik

Ish-spiuni britanik, Christopher Steele, ka folur për hulumtimin e tij mbi lidhjet mes ish-presidentit Donald Trump dhe Rusisë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

 

I intervistuar nga drejtuesi i ABC News, George Stephanopoulos, Steele tha se atij iu kërkua të hulumtonte dy çështje, transmeton Telegrafi.

“Një gjë ishte ajo se çfarë po kërkonin rusët në lidhje me ndërhyrjen e mundshme në fushatë”, tha ai. “Dhe e dyta, se çfarë ishin lidhjet midis Trump, fushatës Trump dhe Rusisë”.

Vlen të ceket se hulumtimi i Steele u financua nga demokratët.

Ai shpjegoi mes tjerash se si e kreu hulumtimin dhe si shfrytëzoi burimet e tij.

“Nuk ishte një burim kryesor, do të thoja, ndoshta ishte një ‘koleksionist’ kryesor burimesh”, tha ai.

Ai e përkufizoi një “koleksionit” si një person që punon për një organizatë dhe “nuk ka domosdoshmërisht qasje të drejtpërdrejtë në informacion, por njeh njerëzit që kanë qasje në informata”.

Ish-spiuni britanik, tha se beson që kaseta famëkeqe “pee tape” ekziston në të vërtetë.

Ai spekuloi se Rusia mund ta ketë mbajtur kasetën të fshehur pasi Trump iu ofroi atyre “vlerë të majme”, gjatë kohës së tij në detyrë.

Çfarë supozohet se ka në këtë kasetë?

Videoja në fjalë thuhet se tregon Trumpin në suitën presidenciale në hotelin luksoz Ritz-Carlton të Moskës, duke parë dy prostituta “që urinojnë në një shtrat ku supozohet se kishin qëndruar Obamët. Incidenti dyshohet se ndodhi në vitin 2013, kur Trump po vizitonte Moskën për të marrë pjesë në konkursin e Miss Universe.

Megjithatë, ka pretendime të ndryshme për përmbajtjen e kësaj kasete përveç supozimit të lartcekur.

“Unë mendoj se ndoshta po, por nuk do të vendosja siguri për 100 për qind”, u përgjigj Steele, kur u pyet nëse kaseta ekziston në realitet.

Related posts

Një foshnje dhe një fëmijë trevjeçar në mesin e katër viktimave të incidentit me zjarr në Barcelonë

D V

Kina rrit ndihmën për zonat e goditura nga përmbytjet me afrimin e dimrit

Z H

Sa kushtoi lufta në Afganistan? Të dhëna – në numra – rreth luftës më të gjatë të zhvilluar ndonjëherë nga SHBA

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More