Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami: Vendimi i Rexhepit erdhi pas presioneve, nuk e di se ku ndodhet (Video)

Shkup, 11 nëntor – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot para gazetarëve foli për “zhdukjen” e deputetit Kastriot Rexhepi dhe mos arritjen e qëllimit për të rrëzuar Qeverinë. Siç u shpreh Kasami, dje ka qenë dita kur për herë të fundit kanë komunikuar në telefon dhe gjithçka ka qenë në rregull deri në atë moment, raporton Zhurnal.

 

Vendimi i Kastriot Rexhepit sipas tij ka qenë me trysni dhe me presion nga qarqe të ndryshme dhe nuk është vullnet i lirë. Nëse dëshmohet e kundërta, Kasami tha se do të ndërmeren masa për përjashtimin e tij nga partia.

Derisa nuk shoh fotografi dhe zë të qartë të deputetit, derisa ai personalisht nuk e thotë qëndrimin e tij, dyshoj se deklarata e tij është kundër vullnetit të tij”, tha Kasami.

Për më tepër ndiqni videon e plotë të konferencës së Bilall Kasamit

Drejt për drejtë para Kuvendit – flet: Bilall Kasami

Posted by ZHURNAL.MK on Thursday, November 11, 2021

Related posts

Të sëmurit për votim të paraqiten deri më 23 tetor, ato me covid deri më 25 tetor

Z H

MASH: Prindërit përmes e-ditarit do të marrin raporte javore mbi aktivitetet e fëmijëve të tyre në shkollë

N E

Sot në Shkup do të mbahet debati publik “Kthjellu” për propozimin e ri të Ligjit për lëndët e para minerale

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More