Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami u lavdërua se shitësit ambulant përreth tregut u sistemuan nëpër tezga në tregun e gjelbër në Tetovë

Tetovë, 20 dhjetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka thënë se synimi për heqjen e tezgave të improvizuara të shitësve përreth tregut dhe kryerja e tregtisë brenda objektit ka qenë i suksesshëm. Një javë më parë, komuna u bëri thirrje shitësve që të përdorin mbi 100 tezgat falas brenda tregut të gjelbër në vend të produkteve të trotuareve dhe hapësirave publike përreth tregut të gjelbër.

 

“Pas afatit një javor ka përfunduar sot aksioni për dislokimin e shitësve ambulant përreth tregut të gjelbër. Pas kësaj, personalisht vizitova tregun, ku sy më sy diskutova me shitësit që janë sistemuar brenda tezgave që janë të lira dhe në dizpozicion për të shitur produktet. Ka edhe shumë tezga të tjera të lira dhe shpresojmë që sa më shpejt të gjithë shitësit do të vendosen në vendet e duhura konform rregulloreve dhe ligjit. Falënderojmë edhe shitësit ambulant për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me Komunën e Tetovës. Komuna është institucion për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, e jo institucion që të kenë frikë qytetarët”, shkruan kryetari i Tetovës Kasami në profilin e tij në Fejsbuk.

Para një jave komuna paralajmëroi se nëse shitësit gjenden jashtë tregut do t’ua konfiskojnë produktet e shitjes dhe se do të bëjnë kontrolle të vazhdueshme për mbrojtjen e hapësirave publike. Sipas njoftimeve të komunës, rruga “120” e cila është një nga pjesët hyrëse në treg do të përdoret për parkim zonal. 

Related posts

Afrim Gashi: Kërkojmë rezolutë edhe për gjuhën shqipe, 20 përqindëshi është nënçmim për shqiptarët

Z H

MPB me kontrolle të intensifikuara në ballafaqimin me mjetet piroteknike

Z H

“Nëse nuk ka zgjidhe në dhjetor me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut do të mbetet e izoluar”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More