Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami: Pranojmë çdo propozim që vjen nga BE, protesta paqësore

Tetovë, 6 Korrik – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot tha se si subjekt politik për ta nuk janë të pranueshme protesta të dhunshme.

Ai theksoi se mbështet protesta paqësore. Sipas tij, i pranueshëm është çdo propozim që vjen nga BE-ja dhe qendrat evropiane në rastin e Parisit.

Prandaj, theksoi se Kasami si qytetarë të Maqedonisë së Veriut, nëse duam të ndajmë vlera evropiane, duhet të kemi shumë besim në propozimet që na vijnë nga Bashkimi Evropian (BE).

“Është e sigurt se BE-ja bazohet në vlerat e mbrojtjes së pakicave dhe grupeve të rrezikuara në shoqëri, prandaj mendoj se çdo situatë që krijohet në fushën e diskriminimit të popujve tanë më të vogël në atë Evropë të madhe duhet të merret si e pasaktë. Një thirrje deri te të gjithë qytetarët se nëse besojmë në vlera evropiane, atëherë duhet të pranojmë propozimet që vijnë prej tyre, të zgjidhim problemin dhe kur të jemi pjesë e BE-së do të kemi më shumë mundësi sipas atyre standardeve për të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve, të drejtat e gjithë popujve më të vegjël në kuadër të BE-së dhe do të jemi më të mbrojtur se sa jemi tani. Një thirrje deri te të gjithë qytetarët që të mos iu nënshtrohen njerëzve që nuk e duan të mirën e shtetit, as të maqedonasve dhe as dhe të popujve të tjerë në Maqedoni, sepse të gjithë qytetarët në vend nuk kanë të ardhme tjetër përveç integrimit në BE”, theksoi Kasami. 

Related posts

Listë e gjatë e pritjes në çerdhet e vendit

Xh M

Zekiri dëshmoi kundër Rashkovskit: Qeveria nuk mundet të shqiptojë gjoba dhe të matë shpejtësi (video)

Z.H

Gjendet trupi i djaloshit që dje u mbyt në Liqenin e Berovës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More