Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami paralajmëron front opozitar!

Shkup, 10 Prill – Kreu i Besës, Bilall Kasami në emisionin Click Plus ka paralajmëruar një front të gjërë opozitar.

“Komunitetet tjera janë të interesuara dhe ne e kemi vendosur urën e komunikimit me gjitha forcat opozitare shqiptare, por jemi të gatshëm t`iu shtrijmë dorën e bashkëpunimit edhe komuniteteve të tjera më të vogla”, tha Kasami.

Ai tha se po bisedohet me të gjitha komunitetet që jetojnë në Maqedoni.

“Komuniteti romë, komuniteti turk nuk janë aspak të përfaqësuar dhe janë të shkelur, andaj ne jemi në bashkëpunim dhe zhvillojmë bisedime edhe me ta për bashkëpunim në të ardshmen”, tha Kasami.

Hyrjen e ASH-së në Qeveri, Kasami përgjigjet.

“Pozicionet janë të qartë dhe se me hyrjen e ASH-së në qeveri ata janë deklaruar se janë pjesë e “Frontit evropian”. Tani është e qartë se Besa është në opozitë. Për momentin, ajo që është me rëndësi është se i kemi votuesit. Tanimë votuesi opozitar është i pacaktuar për të votuar Besën. Kjo është bërë e qartë edhe në Strugë, ku kemi pasur problem për të grumbulluar vota”, tha më tej Kasami.

Bilall Kasami ka folur për afërsinë me Grupin e zjarrit.

Thotë se me pjesëtarin e tij, Visar Ganiun është takuar, ngaqë siç tha ai, bijtë luajnë futboll.

Biri i Kasamit luan për “Shkëndijën”, ndërkaq i Ganiut për “Shkupin”.

“Ai te “Shkupi”, biri im te “Shkëndija”. Sporti na bashkon, por edhe këtë e keqpërdori Artani. Për herë të parë Artani arriti të ndajë tifogrupet, “Shfercerat” dhe “Ballistët” dhe të shahen shqiptarët në mes vete”, tha Kasami

Related posts

Rizvanoviq: Gjithçka është e qartë, qeverinë e ardhshme e formojnë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM!

I Z

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

D V

Shqiptarët vendimtarë për fitore në rrethin e dytë!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky