Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami mirëpret në takim ambasadorin kosovar, Florian Qehaja

Tetovë, 21 shtator – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka mirëpritur në takim ambasadorin kosovar në RMV, Florian Qehaja. Në takim është biseduar për situatën politike në Maqedoni, për zhvillimet e fundit dhe për krizën energjetike, informon Zhurnal.

 

Dy palët gjithashtu kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Tetovës dhe institucioneve në Kosovës e gjitha kjo në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Bashkërisht vlerësuam se zgjedhjet për këshillin e Tetovës, kanë qenë në një frymë demokratike dhe qytetarët dëshmuan se e duan ndryshimin, duan një udhëheqje më të mirë e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit. Ambasadorin e informova edhe për kapacitetet që posedon komuna e Tetovës në aspektin e burimeve njerëzore dhe efikasitetin e administratës. Bashkëpunimi dhe takimet që janë në interes të qytetarëve do të vazhdojnë edhe më tutje”, u shpreh Kasami./Zhurnal.mk

Related posts

Koloski: Punojmë që rezoluta për trashëgiminë maqedono- amerikane të votohet nga Kongresi dhe nënshkruhet nga presidenti

D V

Memorandum bashkëpunimi në mes SHGM-së dhe Odës së Mjekëve

Z.H

Trajanov: Shqiptarët nuk janë më tepër se 20%, kemi dyshime te regjistrimi

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More