Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami me vetë iniciativë furnizon me libra biblotekat

Tetovë, 30 mars – Në vend që Ministria e Arsimit të furnizoj me libra shkollat në Tetovë, një gjë të tillë po e bën vet kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Gjatë këtyre ditëve në shkollat fillore dhe të mesme të cilat gravitojnë në Komunën e Tetovës, Kasami ka njoftuar se ka furnizuar bibliotekat e shkollave me mbi 10.000 libra të ndryshëm të letërsisë shqipe.

“Autor të ndryshëm, të cilët janë pasuri të letërsisë sonë. E, gjithë kjo shërben për stimulimin dhe nxitjen e nxënësve që të lexojnë sa më shumë, pasi vetëm kështu shtrojmë rrugën e diturisë drejt një të ardhme të ndritur”, ka shkruar Kasami në rrjetin social Facebook.

Atë që nuk po e bën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ne po e realizojmë. Gjatë këtyre ditëve në shkollat fillore dhe të…

Posted by Bilall Kasami on Thursday, March 30, 2023

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M