Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami: Kërkojmë investime që të rinjtë të punësohen dhe të kenë të ardhme në vendlindje

Tetovë, 24 tetor – Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami informoi gjatë vizitës në një fabrikë prodhimi ka hasur në gatishmëri të madhe të pronarëve për të investuar në një objekt të ri në Tetovë.

 

“Jemi duke shqyrtuar mundësitë për investime në Tetovë që të rinjtë të punësohen dhe të kenë të ardhme në vendlindjen e tyre. Kam vizituar kompaninë “Pestova”, kapacitet i fuqishëm përpunues i produkteve bujqësore, e cila shpreh gatishmërinë për të investuar në Tetovë, ku pritet të hapen rreth 60 vende të reja pune”, tha Bilal Kasami.

Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore ai dje ka vizituar shtabin zgjedhor në Poroj, Xhepçishtë, Drenovecë, Migjeni, Qendër dhe Çarshinë e Epërme.

“Shtabi zgjedhor e vazhdon punën pa pushim për fitoren e madhe të 31 tetorit”, tha Kasami.

Related posts

Zudi Koka: Po të mos ishte ASH, vota ime do të shkonte për Sermine Purrinin

Redaksia

Sela: Kësaj radhe nuk do të mund t’i manipulojnë zgjedhjet, kemi djemtë dhe vajzat që do ta mbrojnë vullnetin e popullit

D V

Shërbimet publike dhe transparenca/ Teuta Arifi: Komuna është në shërbim të qytetarit!

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More