Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami goditet me shkrepëse në kokë në ndeshjen ndërmjet Young Boys dhe Baselit

Ndeshja e Superligës së Zvicrës ndërmjet Young Boys dhe Baselit është përshkuar me tensione, ndërsa nuk kanë munguar edhe incidentet.

 

Në takimin e zhvilluar në Stade de Suisse Wankdorf, të parët shënuan vendasit, ndërsa pa përfunduar pjesa e parë mysafirët e barazuan rezultatin.

Dhe derisa lojtarët e Baselit po e festonin golin e barazimit, mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, është goditur me një shkrepëse në kokë.

Incidenti ndodhi pas minutës së 37-të, kur u barazuan shifrat, ndërsa pamjet e shfaqin momentin e goditjes së Kasamit.

Sidoqoftë, 29-vjeçari është riaftësuar shpejt dhe ndeshja ka vazhduar.

Related posts

PSG i mbyll derën sulmuesit Mohamed Salah

D V

Champions League/ Skuadrat që u kualifikuan në raundin e 1/16-tave

Z H

Olivier Giroud infektohet me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More