Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami e pranon detyrën e kryetarit të Tetovës: Do të ketë revizion të plotë për punën e komunës

Tetovë, 4 nëntor – Sot në Komunën e Tetovës është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës, për përfundimit të zgjedhjeve lokale. Në këtë ceremoni, të pranishëm kanë qenë ish-kryetarja Teuta Arifi, si dhe kryetari i ri i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Pas pranimit të detyrës, Bilall Kasami, tha se është i vetëdijshëm se e pret punë e madhe. Ai gjithashtu tha se do të angazhojë specialistë për revizion të plotë të komunës.

“Që nga ky moment do të fillojë sanimi i situatës aktuale të komunës. Do të angazhojmë specialistë për revizion të plotë të komunës. Qytetarët duhet ta dijnë se si ka punuar komuna e tyre. Administratorët të cilët e bëjnë angazhimin e tyre me nder, do të marrin atë që e meritojnë, kurse ata që kanë marrë rroga pa punuar fare, i ftoj të tërhiqen vet”, tha mes tjerash Kasami. Ndërsa Teuta Arifi, pasi e dorëzoi mandatin, i uroj sukses udhëheqësisë së re të komunës, si dhe i falënderoi për përkrahjen qytetarët dhe kabinetin e saj.

Ndryshe, Kasami u zgjodh kryetar i Tetovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me dallim prej 5 mijë votave më shumë se Arifi.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy