Agjencia Zhurnal.mk.

Kasami dhe kryetarët e komunave nga Pollogu në inspektim në deponinë Rusino

Gostivar, 1 nëntor – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryetarët e komunave nga rajoni i Pollogut, ambasadoren e Zvicrës, ministrin për ambient jetësor dhe drejtorët e ndërmarjeve publike komunale, kanë vizituar sot deponinë Rusino në Gostivar, me qëllim për të inspektuar zbatimin e projektit të menaxhimit të integruar të mbeturinave, i financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO, mbështetur nga INFRASTRUKTUR & UMWELT, në konsorcium me SEHLHOFF dhe BAR ECE, informon Zhurnal.

Projekti mbështet zbatimin e rregullimit të ri të mbeturinave në komunat e Pollogut dhe përmirësimin e organizimit të sistemeve rajonale dhe lokale të depozitimit të mbeturinave. Është krijuar që të sigurojë zgjidhje të avancuara për menaxhimin e mbeturinave, bazuar në konceptet dhe standardet e përshkruara në direktivat e BE-së dhe legjislacionin dhe politikën kombëtare të menaxhimit të mbeturinave, në përputhje me hartën e pranimit në BE.

Më pas është diskutuar se si mund të mbahet NPP Rusino, të ruhen rezultatet e projektit. Gjithashtu u prezantuan rezultatet kryesore të projektit të realizuara gjatë periudhës së zbatimit të projektit (shtator 2018 – dhjetor 2022) si dhe u diskutua sistemi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta për Rajonin e Pollogut.

Së bashku me nëntë kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut, ambasadoren e Zvicrës, ministrin e Ambientit dhe…

Posted by Bilall Kasami on Tuesday, November 1, 2022

Pamje gjatë inspektimit të ndërtimit të deponisë Rusino bashkë me kryetarët e nëntë komunave të Pollogut, ambasadoren e Zvicrës dhe ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Posted by Bilall Kasami on Tuesday, November 1, 2022

Related posts

Qarkullimi po zhvillohet pa probleme

Xh M

Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu

Xh M

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy