Agjencia Zhurnal.mk.

Karriera e trajnerit Ilir Daja, i cili pritet të bëhet trajneri më i ri i Ballkanit

Ilir Daja është një nga trajnerët më të respektueshëm në Kategorinë Superiore, falë profesionalizmit dhe punës së jashtëzakonshme që e karakterizon 55 vjeçarin.

Daja karrierën si menaxher e kishte filluar në vitin 2005-06 me skuadrën e Elbasanit ku arriti të shpallet kampion në Kategorinë Superiore, pas dy viteve Daja merr drejtimin e Dinamo Tiranës ku arrinë përsëri të shpallet kampion.

Pas ndarjes së rrugëve me Dinamon, Ilir Daja fillojë negociatat me shumë klube të njohura, por në fund u bë pjesë e Besës së Kavajës në edicionin 2008-2009, për të u rikthyer përsëri tek Dinamo e Tiranës në vitin 2011.

Pas rikthimit të Ilir Dajës në Dinamo, klubi nga Kavaja kishte vendosur përsëri për ta rikthyer në skuadër në vitin 2012 për t’i ndarë rrugët pas një viti.

Pas dy viteve rikthehet tek klubi më i trofeshën në Kategorinë Superiore, presidenti Refik Halili kishte zgjedhur trajnerin Daja për të rikthyer titullin në kryeqytet.

Me 1 Nëntor 2016, pas një barazimi me Vllazninë kryesia e Tiranës vendosi të ndante rrugët pas mungesës së rezultateve me bardhekaltërit.

Sezona 2017-18 ishte sezona më e suksesshme në karrierën e trajnerit nga Tirana, pasi u bashkua me Skënderbeun e Korçës.

Ilir Daja mori drejtimin e Skënderbeut disa orë pas largimit të Andrea  Agostinellit, ai u prezantua dhe ishte shumë i bindur për fitimin e kampionatit, duke deklaruar se nëse skuadra nuk e fiton kampionatin do të ishte dështim shumë i madh.

Me 9 Maj 2018 Skenderbeu u bë kampion pas fitores 4-2 në Lushnjë dhe pas gabimit të Kukësit në udhëtim te Teuta e Durrësit.

Gjithashtu ai udhëhoqi skuadrën drejtë fitimit të Kupës së Shqipërisë, dhe kjo ishte vetëm hera e dytë që ky sukes arrihet nga një trajner, pas Sylejman Memës në vitin 1999.

Ilir Daja karrierën e kishte vazhduar më pas tek Flamurtari i Vlorës, për të u rikthyer tek Skënderbeu dhe së fundi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, por pas rezultateteve negative 55 vjeçari u shkarkua nga bardhekuqët.

Por siç duket Ilir Daja nuk do të jetë larg fushave të blerta, i cili shumë shpejtë mund të bëhet trajneri më i ri i Ballkanit, kjo do të ishte hera e parë që Daja do të menaxhonte një klub nga Kosova.

/Gazeta OLLE/

 

 

Related posts

Bekteshi: Energji elektrike dyfish më të lirë për kompanitë që prodhojnë vaj, qumësht, drithëra, bukë

Z.H

Mickoski: Nëse kërkesat e Bullgarisë hyjnë në kornizën negociuese, do të ishte kapitulim për Maqedoninë

Z.H

SHGM: Kthimi i parave të shtetit në mediat private do të jetë një fatkeqësi për gazetarinë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More