Agjencia Zhurnal.mk.

Karim Benzema ka shënuar golin e 1000-të të Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Real Madrid nuk e ka humbur rastin që të shënojë golin e 1000-të në Ligën e Kampionëve, i cili erdhi nga Karim Benzema në ndeshjen kundër Shakhtarit, të cilën mbretërit e fituan me rezultat 2-1.

 

Ka qenë Benzema ai që ka arritur të fusë emrin e tij në historinë e klubit siç bëri më parë Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golat e 800-të dhe 900-të në Ligën e Kampionëve.

Më parë ishin Guti (500), Beckham (600) dhe Higuain (700), që shënuan emrin në këtë listë jubilare të golave.

Numrat jubilar të golave të Real Madridit (Foto: Marca)

Miguel Muñoz e nisi duke nënshkruar goli i parë të Los Blanocs në edicionin e parë të Kupës Evropiane (tani Liga e Kampionëve) në vitin 1955.

Real Madridi është klubi me numrin më të madh të golave në historinë e kësaj gare, por edhe me trofe, pasi ka fituar 13.

Pas tyre klubi i dytë më i mirë është Bayerni me 763 gola, dhe Barcelona e treta me 654.

Golat e klubeve në Ligën e Kampionëve (Foto: Marca)

Cristiano është golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit në Ligën e Kampionëve me 106 gola, i ndjekur nga Raul me 66 dhe Benzema që mund ta rrëzoj shpejt spanjollin.

Golashënuesit e Real Madridit në Ligën e Kampionëve (Foto: Marca)

Kjo pasi Benzema ka para vetës edhe dy ndeshje në fazën e grupeve.

Related posts

Heroi i Milanit, Messias me dedikim të veçantë për golin e fitores ndaj Atletico Madridit

D V

Klubet e Ligës Premier refuzojnë t’i lirojnë lojtarët për ndeshjet ndërkombëtare – lajm i keq për Kosovën

D V

Prizreni 16 fiton Superkupën e Kosovës, duke mposhtur në finale Trepçën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More