Agjencia Zhurnal.mk.

Kardiologji: Punojmë me kapacitet të plotë, pacientët të vazhdojnë me kujdesin e tyre rutinë të zemrës

Shkup, 29 shtator – Klinika Universitare për Kardiologji kumtoi se gjithmonë është në dispozicion për pacientët e vet dhe i inkurajon të vazhdojnë me kujdesin e tyre rutinë të zemrës, me qëllim që të sigurohen se do të qëndrojnë të shëndetshëm. Sa më shpejt trajtohet sëmundja e zemrës, siç theksojnë nga Klinika, aq më i mirë  rezultati te pacientët dhe më i ulët rreziku për komplikime.

 

Edhe pse për momentin një pjesë e Klinikës funksionin edhe si qendër për kovid, me qëllim që t’i trajtojë pacientët me sëmundje kardiovaskulare të infektuar me Kovid-19, pjesa tjetër e Klinikës punon me kapacitet të plotë, duke përfshirë një numër të madh të ndërhyrjeve, i dhe procedura të tjera diagnostikuese, qëndron në kumtesën me rastin e 29 Shtatorit, Ditës Botërore të Zemrës.

Nga Klinika potencojnë se në këtë ditë kur bota ende lufton me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19, asnjëherë nuk kemi qenë më të vetëdijshëm për rëndësinë e shëndetit tonë dhe shëndetin e të afërmve tanë.

“Kështu, sivjet Dita Botërore e Zemrës është më e rëndësishme nga të gjitha deri më tani. Tani është mundësia për të gjithë ne, të sigurohemi se kujdesemi dhe në mënyrë të rregullt e ruajmë zemrën. Sëmundja kardiovaskulare është vrasësi më i madh në botë. Për këtë ka shumë arsye, duke filluar nga konsumimi i cigareve, diabeti, tensioni i lartë, ndotja e ajrit dhe sëmundje të tjera. Në vitin 2019 janë shënuar 17,9 milionë raste të vdekjeve në botë si rezultat i sëmundjeve kardiovaskulare, gjegjësisht 32 për qind e të gjitha rasteve të vdekjeve globalisht. Prej tyre 85 për qind si rezultat i sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Në Evropë, sëmundja kardiovaskulare është arsyeja kryesore për vdekje edhe atë te 47 për qind e grave dhe 39  për qind e burrave”, informojnë nga Klinika.

Pesëqind e tridhjetë milionë njerëz në botë, siç theksohet, jetojnë me sëmundje kardiovaskulare dhe për ta pandemia Kovid-19 ishte shkatërruese. 

Related posts

Mickoski: Nëse nuk arrij të formoj qeveri efikase, opsioni i vetëm janë zgjedhjet e shpejta

Redaksia

Pendarovski: Vaksinimi është i rëndësishëm dhe duhet të kryhet pa vonesë

D V

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 36 të vdekur nga Kovid-19, të infektuar edhe 1.037 persona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More