Agjencia Zhurnal.mk.

Karakaçanov: Jemi të brengosur për fitoren e VMRO-DPMNE-së, populli atje është kokëfortë

Shkup, 2 nëntor – Rezultatet e zgjedhjeve lokale në RMV kanë brengosur edhe funksionarët shtetëror të Bullgarisë.

 

Ish ministri bullgar Krasimir Karakaçanov në FB profilin e tij ka shkruar se qytetarët në Maqedoni votojnë pa menduar mirë dhe pa perspektivë të qartë, njësoj si në Bullgari.

“Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut treguan se edhe vëllezërit tanë votojnë me kokëfortësi dhe pa perspektivë të qartë, si në Bullgari. Kjo nuk është për t’u habitur duke e ditur se jemi një popull i njejtë. Gjithsesi, një votim i tillë është protestë dhe jo zgjidhje e problemeve. Përkundrazi, madje edhe i thellon problemet”, ka shkruar Karakaçanov.

Ai shton se Maqedonia po futet në një turbulencë të rrezikshme, ku edhe ashtu ndodhen më tepër se gjysmë viti.

“Është habi të mendohet se pa parashikim të pasojave, atje mund të zgjidhen problemet e mëdha. Mund të ishte gjithçka më e lehtë nëse Zoran Zaev dhe qeveria e tij bënin përpjekje t’i zbatojnë darkodimet nga marrëveshja për fqinjësi të mirë. Kështu do të vazhdonin negociatat me BE-në, ndërsa aty Maqedonia do ta kishte mbështetjen e Bullgarisë, ashtu siç u betuam. Por nuk ekziston mundësi vetëm një shtet të respektojë përkushtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Realiteti është se negociatat nuk kanë filluar kurrë, sepse marrdhëniet mes dy vendeve janë në një pikë të ngrirë, ndërsa të drejtat e bullgarëve janë në nivel të “Jugosllavisë së Titos”. Kuptohet, jemi të brengosur për fitoren e DPMNE-së, ata që flisnin për shkeljen e marrëveshjeve, kthimin e shkrimeve në tabelat përkujtimore në RMV, definimin e vendit si okupues fashist dhe thirrnin në ofanzivë gjithëpërfshirëse diplomatike të BE-së kundër Bullgarisë”, thuhet në statusin e Karakaçanov.//Zhurnal.mk

Related posts

Rrënimi i objekteve në plazhet e liqenit të Ohrit, Pecakov kërkon rikthimin e tyre

D V

Enver Pajaziti kandidat i pavarur për Komunën e Bërvenicës

Redaksia

Karellson: Estonia mund të ndihmojë për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut me ndarjen e përvojës së tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More