Agjencia Zhurnal.mk.

Kaq fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet e 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e saktë të fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, raporton Ekonomia Online.

Vendimi i KQZ-së mbështetët në listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit është: 1 milion e 885 mijë e 448 votues.Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se për kryetarë të komunave do të shtypen 1 milionë e 698 mijë fletëvotime, ndërsa për zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen po ashtu 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime.“Për zgjedhjet për kryetarë të komunave do të shtypen 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime, ndërsa për zgjedhjet për kuvende komunale do të shtypen po ashtu 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime. Pra, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të shtypen për dy llojet e zgjedhjeve të 17 tetorit është: 3 milionë e 397 mijë e 200 fletëvotime”.Sipas vendimit të KQZ-së, i bie që do të shtypen 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Në zgjedhjet e fundit, ato parlamentare që u mbajtën në muajin shkurt, KQZ-ja kishte shtypur rreth 178 mijë fletëvotime më pak se numri i votuesve.

Related posts

“Edhe 445 gardianë të Republikës sonë”, Osmani publikon foto nga diplomimi i gjeneratës së 59-të të Policisë

D V

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

D V

Kurti në fillimin e punimeve të rrugës nacionale Kijevë-Dollc: Kushtoi rreth 21 milion euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy