Agjencia Zhurnal.mk.

Kaos në “Postat e Maqedonisë”, nuk ka rroga për punëtorët, bordi shkon në pushime me vetura zyrtare!

Shkup, 21 shtator – Të punësuarit në “Postën e Maqedonisë” kanë ngelur pa pagat e gushtit. Këtë për Zhurnal e kanë konfirmuar edhe disa të punësuar në këtë institucion.

 

Afati ligjor për marjen e pagave në Postat e Maqedonisë është deri më datën 15 të muajit, por sot jemi data 21 dhe pagat ende nuk janë lëshuar.

Thuhet se sindikata e postave ka patur takim me drejtorin e Postave, Vasko Stefanov, i cili i ka lutur që punëtorët të mos mbajnë greva ose protesta sepse pagat do ti lëshojë deri në fund të muajit. Zakonisht, pagat janë lëshuar në çdo datën 1 deri më datën 3 të muajit.

Kryetari i Sindikatës së Postave të Maqedonisë, Boro Veligdenov në deklaratë për Kurir thotë se kanë patur takim me bordin eksekutiv dhe drejtorin, por nga atje nuk kanë marë përgjigje kur do të meren pagat.

Ata thjeshtë kanë kërkuar të ketë durim sepse nuk e dinë sakt kur do të arrijnë t’i sigurojnë paratë për të punësuarit.

“Sipas rregullativave ligjore, ligjit për marrdhënie pune dhe ligjit për shërbime postare, do t’i ndërmarim të gjitha masat për mbrojtjen e të punësuarve nëse nuk arrihet të zgjidhet ky problem. Ne organizuam greva edhe para katër muajve por është shumë e vështirë të organizohet në nivel shtetëror. Normalisht nuk do të qëndrojmë memecë për këtë problem, por më tepër detaje për gjendjen finansiare në këtë ndërmarje mund të kërkoni nga bordi eksekutiv”, thotë Veligdanov.

Por ajo që është më skandaloze në këtë ndërmarje, është se anëtarët e bordit i keqpërdorin veturat zyrtare duke shkuar madje edhe në pushime verore me veturat e punës dhe me harxhimet e punës. Sipas bashkëbiseduesve tanë të cilët njëherit janë të punësuar në Postat e Maqedonisë, anëtarët e bordit kanë shfrytëzuar veturën e punës për pushime verore jashtë vendit. Veturat zyrtare gjithashtu shfrytëzohen edhe jashtë orarit të punës për nevoja personale gjatë mbrëmjes dhe për shëtitje, të gjitha këto shpenzime në shpinë të buxhetit të ndërmarrjes.

Madje drejtori për punë financiare dhe ekonomike, Avdil Bytyqi, i cili në këtë ndërmarje është tanimë për 13 vite me radhë, vjen nga radhët e BDI-së. Sipas bashkëbiseduesve, edhe ai gjithashtu shfrytëzon veturën zyrtare për nevoja personale. Këtë thonë se e bëjnë të gjithë anëtarët përfshirë dhe Dino Drpljanin, Sasho Pecalevski, Elvir Zendeli e Nenad Josevski.

Përpos skandalit për shfrytëzimin e veturave dhe mos lëshimit të pagave, të punësuarit ankohen se madje nuk kanë as materiale printimi dhe kompjuter funksional. Të punësuarit madje së fundmi kanë hapur edhe një grup në FB ku secili shprehë pakënaqësitë e tij në vendin e punës ndërsa thonë se që kur këtë institucion në menaxhim e mori drejtori Vasko Stefanov, gjërat vetëm se kanë shkuar duke u përkeqësuar. Stefanov vjen nga Negotina ndërsa si drejtor i postave erdhi nga muaji prill i këtij viti duke zëvendësuar Jani Makradulin. Stefanov vjen nga dega e LSDM-së në Negotinë ndërsa më parë ishte edhe drejtor ekzekutiv në “Ekonomizim me Ujëra”.

Ndryshe në Postat e Maqedonisë numërohen diku rreth 2000 të punësuar në nivel shteti ndërsa rreth gjysma e tyre nuk shkojnë fare në punë dhe janë punësuar nga degat e partive. Të punësuarit edhe në muajin prill kërkuan rritje lineare të pagave./Zhurnal.mk

Related posts

Angellov siguron se nuk ka rrezik nga gazra helmues nga zjarri në Tetovë

Z.H

Sot një pjesë e Radishanit pa ujë

N E

Një pjesë e Çairit dhe Batincës sot pa ujë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More