Agjencia Zhurnal.mk.

Kanzasi voton kundër kufizimit të të drejtave të abortit

Qytetarët e shtetit amerikan të Kanzasit votuan mbrëmë në një referendum kundër përpjekjes për të shfuqizuar mbrojtjen kushtetuese të së drejtës për abort, në seancën e parë publike që kur Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi aktgjykimin “Roe kundër Uejd.”

Banorët e Kanzasit votuan lidhur me amendamentin e Gjykatës së Lartë të vitit 2019 me të cilin garantohet e drejta për të kryer abortin deri në javën e 22-të të shtatzënisë.

Parlamenti i atij shteti federal në të cilin shumica mbahet nga republikanët miratoi një amendament për të hedhur poshtë këtë të drejtë kushtetuese, me qëllim që rregullimi i kësaj çështje të kthehet në kompetencë të deputetëve.

Pas numërimit të 98 për qind të votave, kundër amendamentit janë deklaruar 59 për qind e votuesve, dhe për mbështetjen e tij 41 për qind e qytetarëve.

Kjo do të thotë se Parlamenti i Kanzasit nuk do të jetë në gjendje të marrë vendime që do të kufizonin të drejtën e abortit. Një numër i madh pacienteve kanë ardhur për procedurë të tillë mjekësore në atë shtet konservator federal nga shtetet e afërta të Teksasit, Oklahomas dhe Misurit ku aborti është plotësisht i ndaluar.

Pas rezultateve të shpallura, demokratët inkurajohen se çështja e abortit do të nënkuptojë tërheqjen e votuesve për zgjedhjet afatmesme të nëntorit, pavarësisht nga pakënaqësia e tyre me inflacionin e lartë në vend.

“Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për kundërshtarët e abortit. Kur një ndalim i plotë bëhet një mundësi reale, do të keni shumë njerëz që dalin për të votuar, në të njëjtën kohë, ju do të humbni shumë më tepër se mbështetësit më të moderuar të kufizimeve të abortit”, deklaroi Nil Alen, politikolog në Universitetin Viçita.

Deklarata në Kanzas është e para nga disa në SHBA, në të cilën shtetet do të vendosin për çështjen e abortit. Referendume janë paralajmëruar edhe në shtetet e Kentakit, Kalifornisë, Vermontit dhe ndoshta në Miçigen.

Presidenti Xho Bajden i’u bashkua demokratëve në të gjithë SHBA-në për të vlerësuar rezultatet e votimit në Kansas.

“Ky votim e bën të qartë atë që ne tashmë e dimë, se shumica e amerikanëve pajtohen që gratë duhet të kenë qasje në abort dhe të drejtën për të marrë vendimet e tyre shëndetësore”, tha Bajden.

Rezultatet e një sondazhi të publikuar në shkurt nga Universiteti Shtetëror i “Fort Hejs” zbuluan se shumica e banorëve të Kanzasit nuk mbështesin një ndalim të plotë të abortit. Rreth 60 për qind e tyre nuk ishin dakord se aborti duhet të ishte plotësisht i paligjshëm, dhe 50.5 për qind e tyre thanë se “Qeveria e Kanzasit nuk do të vendosë asnjë rregullore në lidhje me rrethanat në të cilat” kryhet procedura.

Related posts

Kirgistani bllokon TikTok prej shqetësimeve mbi ‘shëndetin mendor të fëmijëve’

Xh M

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Xh M

SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy