Agjencia Zhurnal.mk.

Kanye West i kërkoi publikisht ribashkim, por Kim Kardashian thuhet se ka lënë prapa krahëve lidhjen e tyre

Kim Kardashian West po vazhdon të përqendrohet në marrëdhënien e saj bashkëprindërim me ish-partnerin e saj, Kanye West, pas lutjeve publike të reperit që ajo të rikthehet me të.

 

Kur po performonte në koncertin “Free Larry Hoover” të enjten (9 dhjetor) në Los Angeles, 44 vjeçari, i kushtoi këngën e tij “Runaway” 41-vjeçares.

Pasi këndoi tekstin,”Kam nevojë që të vraposh menjëherë tek unë”, ai shtoi vargun,”më konkretisht, Kimberly”.

Foto: Getty

Lëvizja ishte e fundit në një seri deklaratash që ai ka bërë rreth dëshirës për të ribashkuar familjen e tij.

Një burim për People tha se Kim “e di se ku është koka e Kanye”, por po e shpërfill atë, shkruan People.

Ky burim thotë se Kardashian West ka ecur përpara, por ajo e di se është e vështirë për Kanye të pajtohet me këtë.

Foto: Getty

“Ajo nuk është e befasuar që ai lutet në publik që ajo të kthehet përsëri tek ai. Ajo thjesht po përpiqet të tregojë respekt për këtë”, tha një burim.

Kardashian West mori pjesë në koncertin e së enjtes me motrën e saj, Kendall Jenner dhe nënën e saj, Kris Jenner. Ajo solli gjithashtu dy nga fëmijët e saj me West: North dhe Saint. Ish-çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Chicago dhe djalit, Psalm.

Foto: Reuters

Burimi thonë se fëmija i madh, North veçanërisht është një adhuruese e muzikës së babait të saj” dhe Kim dëshiron të sigurohet që fëmijët e saj të kenë akses te babai i tyre dhe ngjarjet e tij.

“Kim gjithmonë do t’i sjellë fëmijët në ngjarje që janë të rëndësishme për Kany. Bashkëprindërimi dhe sigurimi që fëmijët e saj të jenë të lumtur do të jetë gjithmonë prioriteti i saj”, tha tutje ky burim.

Kardashian West bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë. Dyshja filluan të takoheshin në vitin 2012 dhe më vonë u martuan në 2014.

Themeluesja e SKIMS së fundmi është takuar me komedianin e Saturday Night Live, Pete Davidson, me të cilin ajo është lidhur që kur u fotografuan të kapur për dore në fermën e Knott në Buena Park, Kaliforni në tetor.

Related posts

Shakira “thumbon” hapur Piquen

Lea Muslija

Will Smith thuhet se ka frikë nga Jada Pinkett, vazhdon të shmang divorcin

D V

Pas lajmeve për ndarje, Rina paralajmëron këngën e re

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More