Agjencia Zhurnal.mk.

Kanoset me armë një grua në Obiliq, arrestohet një person

Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga një person.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në fshatin Lajthishtë, Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

Related posts

Bastisje në Shtip, gjendet drogë – arrestohen dy persona

D V

Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë

D V

Shqiptohen 224 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy