Agjencia Zhurnal.mk.

Kanë përfunduar seancat përgatitore për kontestin gjyqësor Petrovska kundër Kovaçkit, gjykimi kryesor më 30 nëntor

Shkup, 26 tetor – Përfunduan seancat përgaditore në Gjykatën themelore 2 për kontestin gjyqësor për fyerje dhe shpifje, ku ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e inicoi kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Dragan Kovaçki, për akuzat e deputetit se Petrovska po fsheh një pronë luksoze në Radishan, të cilën nuk e ka paraqitur në Listën e saj anketuese në KSHPK.

Gjykimi kryesor u caktua për 30 nëntor, ndërsa si dëshmitarë Petrovska i propozon pronarët që posedojnë pronën, të konfiromojnë se ajo asnjëherë nuk ka ndërtuar objekt në atë pronë, si dhe drejtorin e kadastrës në mënyrë që të verifikohet besushmëria e provave. Në konsultim me gjykatën dhe me kërkesë të mbrojtjes së të pandehurit, thotë Petrovska, është kërkuar të tërhiqen nga marrja në pyetje e atyre dëshmitarëve.

“Siç ju njoftova paraprakisht, nuk kam çfarë të fsheh. Dëshmit që ia prezantuam gjykatës, janë. dërguar edhe deri te i pandehuri. Ato janë të vërteta dhe dëshmi të vetme, të cilat e vërtetojnë pretendimin tim, ndërsa e mohon të tij. Kërkova dhe insistova edhe unë para gjykatës që të merrem në pyetje për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve, të cilat më janë drejtuar në periudhën e kaluar në lidhje me këtë rast”, tha Petrovska.

Nuk është e vërtetë që dëshmitë e ofruara nga mbrojtja janë fshirë nga kadastra, tha Petrovska, dhe siç shtoi, dëshmitë që ajo ka ofruar në gjykatë dhe deri te i pandehuri, në fakt janë prova të mbledhura nga kadastra. Si dëmshpërblim, Petrovska kërkon pagesë financiare, por siç tha ajo, mund të ketë ndryshime deri në fund të procesit gjyqësor. 

Avokati i Kovaçkit, tha se mbrojtja në gjykatë ka dorëzuar fakte të dokumentuara, me të cilat, siç thotë, do të dëshmojnë se janë respektuar dispozitat e Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje.

“Për ne si mbrojtje në këtë situatë është i qartë qëndrimi, të cilin shpresojmë se gjykata do ta konfirmojë me aktvendimin, gjegjësisht është më se e qartë se janë respektuar dispozitat e Ligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, në pjesën e asaj që është dyshim i bazuar dhe ka zgjuar dyshim tek deputeti për hapjen e çështjeve me interes publik, që janë të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Këtë e dëshmuam me fakte të dokumentuara, që ia dorëzuam gjykatës gjatë procesit gjyqësor”, sqaroi avokati i Kovaçkit. 

Related posts

Ali Ahmeti: Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

D V

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

D V

Anulohet seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike për ligjet për projekte strategjike në energjetikë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy