Agjencia Zhurnal.mk.

Kandidati bullgar për president: Erdha në Maqedoni për t’i zgjatur dorën dhe për të bërë thirrje për arsye të shëndoshë

Shkup, 11 nëntor – Kandidati bullgar për president Lozan Panov tha sonte se ka ardhur për të vizituar Maqedoninë për të zgjatur dorën për të ulur tonin e urrejtjes mes dy kombeve.

 

“Dua të bëj thirrje për arsye dhe të ndërtojmë ura që të kemi një dialog normal. Mendoj se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të tregojmë një fytyrë tjetër.

Interesi kombëtar i Bullgarisë është që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së. Marrëdhëniet mes dy vendeve kur janë të këqija destabilizojnë të gjithë rajonin, sepse gjithmonë në mosmarrëveshje humbin të dyja palët. Njerëzit që ende e duan Jugosllavinë e Titos dhe Bullgarinë e zhivkovës duhet të largohen nga procesi dhe të lejojnë njerëzit të na bashkojnë. Toni i bisedës nuk është mjaft serioz në dy vitet e fundit”, tha Panov për “Sitel”.

Related posts

Hetimet për fatkeqësinë në Bullgari mund të zgjasin gjashtë muaj

I Z

Taravari: Debreshi është pjesë e krenarisë gostivarase

Redaksia

VMRO publikon kandidatë të tjerë për në zgjedhje, mes tyre dhe aktori Toni Mihajllovski

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More