Agjencia Zhurnal.mk.

Kandidatët për kryetar komune të Qendër Zhupë dërguan mesazhet e para drejtuar qytetarëve

Dibër, 20 mars – Më 17 prill në komunën Qendër Zhupë, do të mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve për kryetar komune, në të cilat besimin e qytetarëve e kërkojnë Arian Ibrahim dhe Shain Shaqir.

Pas konfirmimit të kandidaturave të tyre nga Komisioni komunal i zgjedhjeve, ata përmes postimeve në Fejsbuk i dërguan mesazhet e para drejtuar votuesve.

“Të dashur qytetarë, të dashur miq dhe përkrahës të avancimit të komunës sonë. Mbështetja e madhe që morëm vitin e kaluar është një arsye e madhe për të vazhduar traditën e fitoreve të më të suksesshmëve. Unë si kryetar aktual dhe mbi të gjitha banor i komunës sonë jam munduar që suksesin ta bëj të përbashkët. Suksesi ynë i përbashkët i deritanishëm, fitorja jonë e përbashkët le të jetë e ardhmja! Ju ftoj që më 17 prill të jemi bashkë për komunën tonë, për popullin tonë dhe për të ardhmen tonë të lumtur. Rroftë komuna jonë dhe bashkëqytetarët tanë”, ka shkruar Ibrahim.

Në mesazh Shaqir thekson se fokusi duhet të jetë në Zhupën transitore, që mund ta arrijnë të gjithë së bashku për një të ardhme më të mirë të komunës.

“Ta realizojmë këtë ëndërr së bashku, sepse e meritojnë fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm. Pra, është e lehtë? Jo nuk është e lehtë, por nëse besojmë, nuk është e pamundur. Çdo pranverë fillon me një lule dhe realizimi i kësaj ëndrre fillon me një hap, ndaj le ta bëjmë atë hap së bashku. Nëse po pyesni se kush do të jetë fituesi, përgjigja është e thjeshtë. Njerëzimi dhe e ardhmja jonë do të fitojë. “Ne mund të bëjmë gjithçka, me vendimin e duhur në kohën e duhur”, ka shkruar Shaqir.

Të drejtë vote në këtë komunë atëherë kishin 7.317 ndërsa e realizuan 25.77 për qind, për shkak të faktit se mbi 60 për qind e popullsisë jeton në një nga vendet e Evropës Perëndimore.

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy