Agjencia Zhurnal.mk.

Kancelari austriak rezulton pozitiv me coronavirus

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, tha kancelaria të premten, duke shtuar se ai u vetë-izolua dhe nuk po shfaqte simptoma.

 

“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar, unë jam mirë”, kancelaria citoi deklaratën e Nehammer.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, infeksioni me sa duket ndodhi të mërkurën në mbrëmje për shkak të kontaktit me një anëtar të ekipit të tij të sigurisë, që rezultoi pozitiv të enjten, thuhet tutje.

Nehammer, një konservator që është vaksinuar tre herë, po kryen punët zyrtare nga shtëpia nëpërmjet konferencave me video dhe telefonike dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë takim publik ditëve në vijim.

Gruaja dhe fëmijët e tij kanë rezultuar negativë. 

Related posts

SHBA: Paralajmërim rreth vaksinave Pfizer dhe Moderna për inflamacion të rrallë në zemër

Redaksia

Australia e shpall Hezbollahun organizatë terroriste

D V

Izraeli rikthen “pasaportën e gjelbër”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More