Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot ka zhvilluar një takim me kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili ndodhet në Kiev.
Kancelari austriak ndodhet në Kiev për një vizitë një ditore, në shenjë mbështetjeje për Ukrainë.
Ai ka thënë se “Austria po mbështet Ukrainën me çdo kapacitet si dhe ne do të rrisim mbështetjen tonë”.
Bëhet e ditur se Nehammeri do të vizitoj edhe Buchan e cila ka qenë cak i krimeve ruse.
Ai po ashtu do të takohet edhe me kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.