Agjencia Zhurnal.mk.

Kanali i Stambollit, megaprojekti i radhës i Erdoganit, por që është “i një kategorie tjetër” – por për çfarë bëhet fjalë?

Presidenti turk Erdogan hodhi gurin e themelit për një kalim të dytë në Bosfor. Për investitorët ky megaprojekt është një ëndërr, por për shumë banorë një zhgjëndërr.

Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigante ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor – të gjitha këto mega projekte ai i ka realizuar brenda një kohe të shkurtër.

Por projekti i ardhshëm – kanali i Stambollit – është i një kategorie krejt tjetër. Qeveria turke planifikon të krijojë një kalim të dytë në Bosfor, një lloj kopjeje të ngushticës detare, që kalon mespërmes metropolit 16-milionësh, Stambollit.

Në perëndim të qytetit kanali artificial prej 45 km do të kalojë paralel me Bosforin dhe do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara.

Me këtë synohet t’i jepet frymëmarrje qarkullimit të dendur në ngushticën detare si dhe të ulet rreziku i aksidenteve të shumta që ndodhin, thuhet në qarqet qeveritare.

Frikë nga dëmet për mjedisin

Ajo që shumë banorë të Stambollit prej kohësh e kanë nënvleftësuar si “melodi të së ardhmes”, tani po merr gjithnjë e më shumë formë.

Megjithë katër padi të ngritura kundër projektit, në mars 2020 nisi faza e tenderimit dhe tani ka nisur edhe puna konkrete.

Ndër investitorët bëjnë pjesë edhe shumë të interesuar nga Mesdheu dhe Lindja e Mesme, megjithatë ende nuk është e qartë se si do të financohet projekti.

Por kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, një pjesë e mirë e popullsisë së qytetit dhe studiuesit vazhdojnë ta kritikojnë projektin.

Argumentet më të rëndësishme kundër ndërtimit të kanalit janë shqetësimet për dëmet ndaj mjedisit.

Ndonëse Ministria turke e Mjedisit dhe Urbanistikës në fund të vitit 2019 ka verifikuar influencën ndaj mjedisit (CED) të këtij projekti duke e vlerësuar atë “pozitivisht” – studiues të pavarur parashikojnë pasoja të rënda, në rast se bëhet realitet ndërtimi i kanalit.

Related posts

Bërnabiq: Vizioni i Ballkanit të Hapur është vizion i Serbisë

I Z

Presidenti i Këshillit Evropian bën thirrje për reforma në sistemin e OKB-së

Xh M

SHBA-ja thirrje rivalëve ndërluftues në Sudan t’i japin fund “konfliktit brutal”

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!