Agjencia Zhurnal.mk.

Kanadaja shpall gjendje të jashtëzakonshme pas stuhisë

Autoritetet kandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në provincën perëndimore, British Kolumbia, pas një stuhie që ka çarë rrugët dhe ka dëmtuar linjat hekurudhore në rajon.

 

Forcat e Armatosura të Kandasë janë angazhuar për t’iu ndihmuar mijëra banorëve të bllokuar nga stuhia prej mesnatës të së dielës.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, është zotuar për ndihmë, gjatë që vizite që ka realizuar në Uashington, dhe ka thënë se trupat do të ndihmojnë në rindërtim.

Një grua ka vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe dy të tjerë janë të zhdukur.

Mijëra persona tjerë janë evakuuar.

Zyrtarët në rajon kanë thënë se ndryshimet klimatike janë fajtorë për katastrofën natyrore.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në frekuencën e stuhive është ende i paqartë, por dihet se temperaturat e larta të sipërfaqes së detit ngrohin ajrin sipër dhe rezultojnë me më shumë energji të disponueshme për të nxitur uraganet, ciklonet dhe tajfunet.

Si rezultat, ato mund të jenë më fuqishme dhe me reshje më ekstreme.

Temperatura e Tokës është rritur për 1.2 gradë Celsius nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk zvogëlojnë emetimet në sasi të konsiderueshme.

Related posts

Arrestimi i parë në Austri pas dorëheqjes së Kurz – ajo dyshohet se falsifikoi kërkimet në favor të ish-kancelarit

D V

BE dhe AstraZeneca marrëveshje për 200 mln doza vaksinash

N E

Përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë-Numri i të vdekurve rritet në 160

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More