Qeveria kanadeze sot kumtoi se do të fillojë procesi i konfiskimit të pasurisë së oligarkut rus Roman Abramoviç, në vlerë prej 26 milionë dollarëve.
Kanadaja i ka ndërmarrë hapat e nevojshme formale dhe ligjore për konfiskimin e pronës së “Granit Kapitol Holdings Ltd” në pronësi të Abramoviçit, e cila përfshihet me sanksionet aktuale kundër Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.
Me atë rast u shpreh ministrja kanadeze e Financave, Kristia Friland, e cila i quajti oligarkët rusë bashkëpunëtorë në “pushtimin e paligjshëm dhe barbar të Ukrainës”.
“Prandaj Kanadaja nuk do të jetë parajsë për pronën e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme,” tha ajo.