Agjencia Zhurnal.mk.

Kanadaja do të negociojë me zyrtarët talebanë

Kanadaja do të negociojë me zyrtarët talebanë për evakuimin e sigurt të shtetasve kanadezë dhe refugjatëve afganë nga Afganistani.

Ministri i Jashtëm kanadez, Marc Garneau, gjatë një paraqitjeje televizive tha se ndihma ekonomike është një mekanizëm i rëndësishëm i Kanadasë kundër talebanëve dhe se ai do ta përdorë këtë ndihmë si një mjet për të siguruar evakuimin e sigurt të njerëzve nga Afganistani.

Ai theksoi se përparësia e tyre kryesore në negociatat me talebanët është të mundësojnë evakuimin e sigurt të afganëve që duan të largohen nga vendi

“Dialogu me talebanët do të zhvillohet në ditët në vijim në mënyrë multilaterale me shumë vende. Prioriteti kryesor në negociata do të jetë që të mundësohet dalja e sigurt e afganëve nga vendi. Kjo është ajo për të cilën të gjithë bien dakord dhe ajo që ne do të parashtronim si një kërkesë për talebanët. Ne nuk e dimë se si ata do të reagojnë ndaj kësaj, por ky është fokusi kryesor i bisedimeve me talebanët në ditët në vijim”, tha Garneau.

Më 26 gusht, Kanadaja përfundoi evakuimin nga Afganistani për arsye sigurie./AA/

Related posts

Orteku në Tibet shkakton 28 viktima

Xh M

Cilat vende nuk i testojnë më falas qytetarët për COVID-19 dhe sa kushton një test i tillë?

D V

Një miliarder rumun me familjen vdesin nga rrëzimi i avionit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More