Agjencia Zhurnal.mk.

Kampioni i Rumanisë pas tre yjeve të Ballkanit

Ballkani mund të mbetet pa tre yjet kryesorë të skuadrës qysh në afatin kalimtar të janarit.

Kampioni në fuqi i Kosovës mori për herë të parë pjesë në arenën evropiane dhe arriti deri në grupet e Ligës së Konferencës, ku treguan paraqitje shumë të mira.

Suharekasit ishin në grup me kampionët rumun CFR Cluj, Sivasporin e Turqisë dhe Slavia Pragën e Republikës Çeke.

Por skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja mund të mbetet pa tre yjet kryesorë të skuadrës si Meriton Korenica, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.

Është kampioni në fuqi i Rumanisë, CFR Cluj që ka shprehur interesim për transferimin e tre futbollistëve kosovarë.

Telegrafi ka mësuar se Cluj kishte kontaktuar Ballkanin për mesfushorin Meriton Korenica që pas ndeshjes së parë, pasi 25-vjeçari pati paraqitje fantastike.

Kontaktet për Korenicën mes dy klubeve kanë qenë të vazhdueshme që nga 8 shtatori kur dy skuadrat u përballen në Prishtinë.

Ylli rahovecian ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Ballkanit në Evropë, pasi shënoi dy gola e asistoi në një tjetër në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Korenica në 30 ndeshje zyrtare këtë edicion ka realizuar 10 gola e ka asistuar në dy të tjerë, teksa mbetet objektivi kryesor i Cluj në afatin kalimtar të janarit.

Burimet e Telegrafit njoftojnë se më vonë drejtuesit e klubit rumun kanë shprehur interesim edhe për dy sulmuesit tjerë të Ballkanit, Ermal Krasniqin dhe Albion Rrahmanin.

Anësori nga Malisheva, Ermal Krasniqi ka shënuar 11 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë në 30 ndeshje zyrtare këtë edicion.

Ndërkohë sa i përket sulmuesit qendror, Albion Rrahmani ka realizuar 14 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë në 31 ndeshje zyrtare.

Bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë dhe në janar pritet që të ketë oferta zyrtare ku do të shqyrtohen nga Ballkani.

Related posts

Liqeni Treska mbetet në harresë

Xh M

Taravari zgjidhet kryetar i ASH deri në kongres

Xh M

Ndërroi jetë Dr. Shenaje Raimi, mjekja e e re e stomatologjisë nga Kumanova

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More