Agjencia Zhurnal.mk.

Kamçev nga dje është dërguar për kontrolle mjekësore në “Sistina”

Shkup, 31 dhjetor – Biznesmeni Orce Kamçev nga mbrëmë, me leje të Gjykatës Penale, nga burgu i Shutkës është dërguar për kontrolle mjekësore në spitalin privat “Acibadem Sistina”. Ai akuzohet në rastin “Parcelat në Vodno”, informon Zhurnal.

 

NGa marsi i këtij viti, Kamçev disa herë ka qenë në kontrolle mjekësore, por Gjykata Penale për herë të parë lejon që ai të shkojë për kontrolle në një spital privat, ku ai edhe vet është anëtar i bordit të drejtorëve.

Kamçev është majtur për disa analiza mjekësore shtesë dhe procedura të nevojshme për vërtetimin e gjendjes së tij shëndetësore e cila është vlerësuar si e përkeqësuar.

Ditëve në vijim edhe Gjykata e Apelit duhet të vendosë për ankesat e mbrojtjes së Kamçev për paraburgimin.

Seanca e radhës për rastin “Parcelat në Vodno” është caktuar në mes të janarit.//Zhurnal.mk

Related posts

Arsovska përgjigjet për projektet e ndërprera: “Shilegov ka nisur projekte pa e ditur se si do t’i realizojë”

D V

QMK: Në vijim po zhvillohet trajnimi për numrin për thirrjet e urgjencës 112

D V

UT dhe Shoqata evropiane për studimin e moleve dhe fluturave bashkorganizojnë kongresin e dytë në terren 2021

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More