Shkup, 5 korrik – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër B.N.(29) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ” falsifikim parash”, të dënueshme sipas nenit 268 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Njëherësh, i paraqituri ka siguruar një kartëmonedhë të falsifikuar 500 euro, të cilën më datë 09.09.2022 e ka përdorur si të vërtetë, duke e vënë në qarkullim në një kazino në zonën e Kisella Vodës.