Agjencia Zhurnal.mk.

Kallëzim penal për dy persona për mashtrim dhe prezantim të rremë

Shkup, 5 nëntor – Zyrtarët policorë nga Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz (DLKOS) në koordinim me Departamentin e Policisë kriminale (DPK) në Prokurorinë Publike Shkup, dje kanë dorëzuar kallëzim penal kundër M.M. (32). dhe V.S. (31).

 

Kallëzimi penal ndaj M.M. është për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, dhe V.S. dyshohet se ka kryer veprën penale “prezantim i rremë”.

“I denoncuari i parë M.M. gjatë viteve 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të pasurisë të kundërligjshëme, i ka paraqitur të dëmtuarve fakte të rreme se dyshohet se ka poseduar informacione sipas të cilave Prokuroria Publike për mdnekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është duke zhvilluar procedurë kundër disa personave fizikë dhe juridikë. Për ta bindur për vërtetësinë e pretendimeve të tij, ai i ka treguar njërit prej të dyshuarve në atë procedurë një urdhër me përmbajtje të rreme, të cilin e kishte përgatitur në kompjuterin e tij privat, për gjoja hapjen e procedurës parahetimore nga Prokuroria Publike për DKOK, me çka i ka shkaktuar konfuzion të dëmtuarir. Ai ka kërkuar shpërblim monetar prej 75 mijë eurosh që do t’i paguhet në disa raste për t’i shfrytëzuar të gjitha lidhjet e tij që dyshohet se i ka pasur me zyrtarë – hetues në Prokurori për të ndërprerë procedurën”, sqarohet sot në komunikatën e MPB-së.

M.M. duke përdorur gënjeshtra dhe manipulime, e ka joshur të dëmtuarin që t’i japë 5.000 euro të cilat i ka marrë më 03.11.2021 në takimin e tyre në një restorant në Shkup, duke kryer veprën penale “mashtrim”, të parashikuar dhe të dënueshëm nga neni 247 paragrafi 3.1 nga Kodi penal.

I pandehuri i dytë V.S., thuhet në kumtesë, me qëllim që i pandehuri i parë për të përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm, në takimin e zhvilluar mes të pandehurve dhe të dëmtuarit, është prezantuar rrejshëm si punonjës në Zyrën e inteligjencës financiare dhe hetues dhe njëherit hetues në Prokurorinë Publike për DKOK, duke i mundësuar kështu kërkuesit të parë të mashtrojë të dëmtuarin se M.M. ka lidhje, nëpërmjet të cilave mund të kishte arritur të mbyllte procedurën e pretenduar parahetimore, duke kryer kështu veprën e “prezantimit të rremë”, i parashikuar dhe i dënueshëm sipas nenit 391 të Kodit Penal.

Related posts

Hidhet granatë në shtëpinë e kandidatit për këshilltar në Shkup, Bajram (Foto)

Redaksia

Policia e Ferizajt me aksion ndaj lëmoshë kërkuesve, gjobit një 69 vjeçar

D V

Drogë, vjedhje dhe armë gjahu, arrestohen 2 të rinjtë dibranë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More