Agjencia Zhurnal.mk.

Kallëzim penal dhe disiplinor për një polic në “Tabanoc”

Shkup, 1 dhjetor – Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale ka parashtruar kallëzim penal tek Sektori special për ndjekje të veprës penale të bëra nga personat me autorizime policore kundër A.B. i punësuar si polic në stacionin policor për punë kufitare “Tabanoc”, për vepër të bërë penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim” ndëshkim sipas nenit 353 paragrafi 1 nga Kodi penal.

 

Më 21.11.2021 në ora 10:50 në vendkalimin kufitar “Tabanoc” i akuzuari gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportave, kumtuan sot nga MPB-ja, ka miratuar hyrje të personit i cili nuk ka poseduar PCR test valid ose certifikatë për vaksnim, me ç’rast i njëjti ka vepruar në kundërshtim të Vendimit për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për rekomandime parandaluese, masa kohore, masa të urdhëruara, protokolle të qëllimshme, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtje të shëndetit të popullatës nga sëmundja infektuese Kovid-19 të shkaktuar nga virusi SARS-COV-2.

Kundër nëpunësit policor është shqiptuar edhe masë për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Related posts

Mbyllet një lokal në Gostivar, arrestohen pesë valltare

Redaksia

Policia arreston një shtetas jordanez në Prizren, dyshohet për kontrabandë më emigrantë

D V

Ndërron jetë gazetari Todor Pendarov

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More