Agjencia Zhurnal.mk.

Kallashi pret fitore para 15.000 shikuesve ne Rudolf Weber-Arena

Të shtunën në Oberhausen të Gjermanisë do të zhvillohet një ndër evenimentet me të mëdha në boksit profesionist dhe të njejtën e organizon Universum Promotion. Spekatakel ky që do të organizohet ne Rudolf Weber-Arena ku pritet te pranishem te jenë 15.000 shikues. Ne këtë mbrëmje mjaft te madhe do të ndeshet edhe boksieri i ArenaRing Management Promotion, Aleksander Kallashi i cili për kundërshtar do ketë Mohamed Khaloua I cili ka record 8.1.1. Ndryshe ne ringun gjerman do te paraqiten edhe 2 shqiptar tjerë, Edison Demaj dhe Bujar Tahiri.

 

Si kane shkuar përgatitet për këtë ndeshje

Për këtë ndeshje jam maksimalisht i përgatitur sepse kam ushtruar me plan program ku normal nuk kane munguar as sparngjet dhe dua te falënderoi Sherif Morinën qe me ka ndihmuar për gjetjen e sparingjeve ne palestrën e tij.

Kush është kundërshtari dhe si mendon se do te rrjedh ndeshja ?

Kundërshtarin e kam analizuar me stafin tim dhe ne bashkëpunim me menaxherin tim Avdyl Salihu e kemi pranuar ketë përballje sepse e kemi vlerësuar se mund te fitojmë ketë përballje. Kundërshtari vjen nga Gjermania dhe ka përvojat e tij, por ne kemi analizuar lëvizjet e tija dhe besoj se do ta gjejmë kundërpërgjigjen.

Si mendoni se do i kesh emocionet ne paraqitjen e juaj ne Rudolf Weber-Arena, Oberhausen,

Është hera e parë që po boksoj në një palestër kaq të madhe ku pritet të jene 15.000 shikues. Do jetë një atmosferë e jashtëzakonshme dhe për këtë falënderoi menaxherin tim që më ka jep mundësinë si dhe Universum Promotion që më kanë pranuar të ndeshem në ringun e tyre. Jam i emocionuar normal dhe mezi po pres te ngjitem ne ring

Planet e juaja ?

Besoj se deri ne fund te vitit do te zhvilloj edhe një ndeshje në Gjermani, kurse vitin tjetër plani ynë është të ndeshem për titullin UBO Internacional ose në Shqipëri ose në Maqedoninë e veriut.

Keni pasur mbështetje nga sponsoret ?

Problemin më të madh ne sportistët e kemi tek sponzorizimi dhe mund të them pak jam i dëshpëruar sepse kam pritur më shumë mbështetje sepse të ndeshesh me një event aq të madh dhe në pajisjet e mija sportive të mos kem shumë mbështetës (logo) është më të vërtet mëkat. Mirëpo ende kemi kohë deri te premten dhe unë publikisht po ftoj të gjithë atë që dëshirojnë të më mbështesin të më paraqiten mua apo managjerit tim sepse me te vërtet kompania e juaj do jetë e dukshme sepse eventin do ta përcjellin mbi 10 milion shikues nga ekranet si dhe 15.000 persona në palestër. Unë do ua kthej mbështetjen me një fitore të madhe.

Related posts

FFK thërret konferencë për media, pritet shkarkimi i Bernard Challandes

D V

Liverpooli e tundon me kontratë te re Salahun, i ofron të bëhet lojtari më i paguar në histori të klubit

D V

Hazard dëshiron të qëndrojë te Real Madridi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More