Agjencia Zhurnal.mk.

Kalevska Vançevska: LSDM ka shumicë stabile, Mickoski nuk do kërkonte zgjedhje po ta siguronte shumicën

Shkup, 4 nëntor – Nuk është herë e parë që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski të paralajmërojë se bën shumicë të re, por kjo nuk mund të ndodhë derisa pushteti ka shumicë të qëndrueshme pa marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve lokale, sepse jo vetëm LSDM-ja, por edhe partnerët e koalicionit konfirmuan se shumica parlamentare është stabile, deklaroi sot deputetja e LSDM-së, Snezhana Kalevska – Vançevska në emisionin “Utrinski Brifing” (Brifingu i mëngjesit) ku ishte mysafire.

 

“Nëse Mickovski tashmë kishte siguruar shumicë në Parlament, nuk do të kërkonte zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sapo kryeministri paralajmëroi dorëheqje, me shumicë të siguruar, sipas Kushtetutës, presidenti do t’ia ndajë mandatin atij që e ka shumicën”, shtoi Kalevska – Vançevska.

Ajo potencoi se VMRO-DPMNE nuk ka shumicë që të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, prandaj Mickovski kërkon zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare.

Kalevska – Vançevska shtoi edhe se në kontakte me kolegët e parlamenteve të huaja iu ishte transmetuar qëndrimi se shtetit nuk i duhen zgjedhje të reja parlamentare, sepse këto ishin vetëm zgjedhje lokale.

Deputetja e LSDM-së, e cila është edhe kryetare e Komisionit kuvendor Ligjvënës – Juridik dhe anëtare e Komisionit për Sistem Juridik, theksoi se Kuvendi mundet dhe duhet të funksionojë, ndërsa puna e tij ishte ndërprerë, sepse kjo është praktikë për të gjitha zgjedhjet.

“Këtë herë ishin lokale, por megjithatë atë praktikë e zbatojmë që të mos ndikojë puna e Kuvendit në vetë fushatë”, shtoi Kalevska – Vançevska.

Ajo theksoi se në Kuvend tani do të duhet t’i verifikojë mandatet e deputetëve të rinj të cilët i përmbushën vendet e atyre që u bënë kryetarë të komunave, si dhe se nesër do të mbahet mbledhja e 51-të e cila ishte caktuar para zgjedhjeve, por nuk u mbajt.

“Edhe në këtë periudhë vinin zgjidhje ligjore, prandaj do të ketë debat për buxhetin, kështu që Kuvendi tashmë është në funksion. Pavarësisht cilës parti ose grupi parlamentar i takojmë, në demokracinë parlamentare për të cilën ne u përcaktuam para 30 viteve, duhet ta dimë se shtëpia ligjvënëse ka përgjegjësi dhe nuk mundemi të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme”, shtoi Kalevska – Vançevska.

Related posts

Simevski: Nuk ka mundësi dikush të përjashtohet nga regjistrimi

D V

“Kush nuk pranon të vaksinohet, s’do të ketë shërbim falas për Covid”, opsioni që po mendon të aplikojë Maqedonia e Veriut

D V

Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth 45 minuta për hyrje dhe dalje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More