Agjencia Zhurnal.mk.

Kaleska-Vançeva: Qasje e kujdesshme ndaj Ligjit për marrëdhëniet e obligacionit

Shkup, 20 Prill – Ligji për marrëdhëniet e obligacionit është shumë specifik dhe çdo ndërhyrje në të duhet të shqyrtohet me kujdes, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryetarja e Komisionit juridik- ligjvënës, Snezhana Kaleska-Vançeva. Rishikohet pjesa e ligjit që i referohet lartësisë së normës ndëshkimore të interesit dhe vjetërsisë së lëndëve përmbaruese.

 

“Këto çështje janë shumë serioze dhe kërkojnë analizë më të plotë. Duhet të kuptojmë se pagesa e detyruar vjen pasi procedura ka përfunduar tashmë me dokument të plotfuqishëm dhe të detyrueshëm. Ne nuk duhet të lejojmë që siguria juridike të rrezikohet dhe nga ana tjetër, nuk duhet të lejojmë ekzistencën e të ashtuquajturës robëri borxhi. Dhe të sigurojmë ekuilibër të tillë”, deklaroi Snezhana -Kaleska Vançeva, kryetare e Komisionit juridik- ligjvënës.

Related posts

KSHZ -ja hodhi poshtë dy ankesa për fillimin e hershëm të fushatës zgjedhore

D V

Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Kosovë

Z.H

Trafiku në rrugën rajonale Shtip – Koçan i bllokuar në dy drejtimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More