Agjencia Zhurnal.mk.

Kalas: Pas NATO, do të donim t’i dëshironim mirëseardhje Maqedonisë së Veriut edhe në BE

Shkup, 5 shtator – Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas pas takimit të sotëm dypalësh me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, shprehu mbështetjen e vendosur për procesin e integrimit evropian të vendit.

“Kam kënaqësinë t’i dëshiroj mirëseardhje kryeministrit Kovaçevski në Estoni në vizitën e tij të parë këtu. Maqedonia e Veriut dhe Estonia janë miq të mirë dhe partnerë me të njëjtin mendim në Nato, dhe ne do të donim t’i dëshirojmë mirëseardhje edhe në Bashkimin Evropian. Ne jemi përkrahës të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë që do ta bëni hapin e fundit që është i nevojshëm për të filluar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryeministrja e Estonisë, Kalas, kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë.Kalas falënderoi gjithashtu, siç thuhet në njoftim, për mbështetjen e madhe që i jepni Ukrainës, në mënyrë që ta fitojnë këtë luftë.“Ju falënderoj përsëri dhe shihemi në të ardhmen e afërt”, deklaroi kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas.

Related posts

Gjykata Supreme anuloi arrestimin e babait të Vanjës, përcaktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi

D V

Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit! Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

D V

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky