Agjencia Zhurnal.mk.

Kaia Gerber e veçantë në fotosesionin e ri për Calvin Klein

Kaia Gerber është ngritur në krye të supermodeleve më të mira në botë gjatë dy viteve të fundit.

 

Dhe të enjten, vajza e modeles, Cindy Crawford dhe Rande Gerber, e ka dëshmuar se si ka arritur të ketë këtë reputacion, falë pamjes dhe linjave të saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.

20-vjeçarja, ka pozuar me të brendshme me ngjyrë të zezë në fotosesionin e ri për Calvin Klein, markë për të cilën punojnë edhe Kendall Jenner dhe Justin Bieber.

Foto: Kaia Gerber/Instagram

Përveç imazheve, Kaia ka realizuar edhe një klip me Calvin Klein, duke dëshmuar se ka edhe aftësi aktrimi.

Në fotosesionin ku ajo u paraqit me disa lloje të ndryshme të brendshmesh, modelja tregoi format joshëse, nga të cilat edhe ka fituar famë dhe ka ndërtuar një karrierë të suksesshme.

Foto: Kaia Gerber/Instagram

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi festoi përvjetorin e parë të lidhjes me aktorin 24-vjeçar Jacob Elordi.

Burimet afër çiftit kanë treguar se dyshja janë takuar shtatorin e vitit të kaluar dhe u dashuruan menjëherë. Modelja ka folur hapur për dashurinë e saj për aktorin australian.

Foto: Kaia Gerber/Instagram

Në maj, Kaia foli për marrëdhënien e sigurt dhe stabile me aktorin, gjatë intervistës me Vogue.

Ritheksojmë se Kaia është vajza e modeles së famshme, Cindy Crawford, 55-vjeçare dhe biznesmenit të industrisë së muzikës, Rande Gerber, 59 vjeçar. 

Related posts

Rita Ora shihet në aeroport, teksa niset me aeroplan privat drejt New Yorkut shoqëruar nga Kristen Stewart dhe Ashley Benson

D V

Emine Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë

D V

Baby G feston ditëlindjen e 25-të

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More