Agjencia Zhurnal.mk.

Kader Kicaj tregon se si i ra të fikët gjatë një konkursi të bukurisë

Bukuroshja nga Prizreni, Kader Kicaj, ka rrëfyer së fundmi një eksperiencë të saj në një prej garave të bukurisë në Turqi.

Ajo tha se çdo gjë ishte strikte në atë kompeticion përfshirë këtu edhe ushqimin.

E gjendur nën regjim të ushqimit, në një moment, konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2 thotë të jetë alivanosur.

Foto: Screenshot/YouTube

“Duke bërë prova, veç kur më ka ra të fikët. Më ka rënë të fikët, nuk më kanë lënë të ha sepse nuk më kanë lejuar asnjë kilogramë ta shtoj. Çdo ditë më kanë matur belin, sa e ki këtë. Çdo ditë me peshë, e tani e lashë”, u shpreh ajo.

Zeshkania ka trazuar ujërat paksa në shtëpinë më të famshme në Kosovë pasi që në hyrje bëri disa deklarata.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta tha se nuk u prit edhe aq mirë nga banorët, e më së shumti nga vajzat e këtij formati.

Kader sidoqoftë po pëlqehet mjaft shumë dhe po duket se do ta ndryshojë lojën në këtë edicion. 

Related posts

Artistja Billie Eilish flet për orientimin e saj seksual: Si e kuptova që pëlqeja vajzat

D V

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

D V

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky