Agjencia Zhurnal.mk.

Kadastra legalizon objektet e kultit për Krishtlindje, Lame: Në Shqipëri edhe shtëpitë e Zotit ndërtohen pa leje

Kadastra Shqiptare e ka kthyer tashmë në traditë që, në prag të festive fetare të pajisë me dokumentet e pronësisë objekte fetare. Ndodh kjo sepse shumica e objekteve fetare të të gjitha Komuniteteve fetare, të ndërtuara rishtazi pas vitit 1991, janë ndërtuar pa leje ndërtimi.

 

Kësaj radhe, në ditën e Krishtlindjes, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i ka dorëzuar imzot Angelo Massafres, Ipeshkvi i Dioqezës Shkodrës, certifikatën e legalizimit të Kishës së Koplikut dhe “Muzeut kundër genocidit Shkodër” ndërtuar në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës nga Provinca Françeskane, “Zonja Nunciatë”.

Lame tha se “është absurde që shteti shqiptar nuk ka qenë në gjendje që të pajisë me leje që përpara ndërtimit të paktën objektet fetare, duke bërë që të gjendemi përpara nevojës së legalizimit edhe për shtëpitë e Zotit”. Me kishën e Koplikut dhe muzeun e Franceskanëve, shkon në 162 numri i objekteve të legalizuara të Komunitetit Katolik, ku përmenden kisha, manastire dhe objekte strehimore që kujdesen për shtresa në nevojë.

Kisha e Koplikut u ndërtua tërësisht e re pas vitit 1991.

Related posts

Veliaj takon kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu: Forcojmë lidhjet historike mes dy qyteteve tona! Bashkëpunim për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’

D V

Vaksinimi masiv i shqiptarëve me vaksinën kineze Sinovac

Z H

Pas arrestimit/ Fatos Tushe kërkon lirinë: Vuaj nga zemra, diabeti, gur në tëmth dhe nga mushkëritë! Kërkoj detyrim paraqitje ose garanci pasurore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More